“Trump fitoi, po tani?”, kjo ishte tema e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj këtë të enjte në Vizion Plus.
I ftuar në studio kreu i LZHK, Dashamir Shehi, deklaroi se arsyeja që amerikanët votuan Trump ishte ekonomia, jo lufta në Ukrainë.
Sipas tij Shqipëria dhe gjithë vendet e tjera tani presin se çfarë do të ndodhë dhe cila do të jetë rruga që do të ndjekë Trump, me shpresën që disa nga deklarata e tij para zgjedhjeve të sfumohen.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ka vend për paralele mes situatës në Shqipëri dhe situatës në Amerikë?
Trump: Nuk ka vend për paralele, sepse janë dy dimensione krejt të tjera, politike ekonomike, kush merret me këtë punë shikon ëndrra kot. Në 30 vjet që merrem me këtë punë, them një gjë, ne shqiptarët nuk kemi të drejtë politikisht të bëjmë një gjykim për zgjedhjet. Ne në marrdhënie me amerikanët kemi interesin t’i mbajmë në maksimum. Në këto 35 vite janë ndërruar shumë administrata në Amerikë, dhe ka patur periudhë që kanë qenë demokratët dhe kanë patur më shumë influencë.
Borakaj: Është e rëndësishme Shqipëria si faktor stabiliteti?
Trump: Sigurisht që Shqipëria është e rëndësishme, po të dinim të luanim kartën që kemi. Ne jemi dy shtete shqiptare, është 1/3 e Maqedonisë dhe atje. Ku e kemi humb rolin? Duke mos u koordinuar me njëri-tjetrin, ne nuk kemi prodhuar sinergji politike, kemi humbur gjatë rrugës energji të kota, nuk kemi bërë detyrat që duhet të bënim. Vetëm shumë vonë kemi krijuar lidhje me telekomunikacionin dhe mediat, sheh këtu në Tiranë media të Kosovës? Ne duhet ti kishim mbyllur disa probleme mos presim të na i mbyllin të tjerët. Unë them që zgjedhjet që bëhen në një vend të madh ne na afektojnë se si do përcillet politika amerikane në Ballkan. Edhe zoti Trump që ka fituar tani si çdo njeri do të reflektojë mbi atë që janë gabuar herën e parë. Do reflektojë mbi ata raportin se çfarë do reflektojë. Shumë nga këto majat do të sfumohen, nuk do të jetë e njëjta poolitikë. Unë uroj që mos jenë e njëjta politikë, siç është qendrimi për luftën në Ukrainë. Një autoritet i madh si Trump nuk duhet të shkojë përtej ndaj një vije të caktuar. Presioni më i madh në Shtëpinë e Bardhë do të jetë më i madh. Unë jam optimist që nga kjo pikëpamje do të ketë rezultat pozitiv.