Në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus u diskutua fitorja e Donald Trump në zgjedhjet amerikane të kësaj jave.
Diskutimet kanë qenë të shumta edhe në vendin tonë, se si do të ndikojë kjo fitore në politikën dhe drejtësinë shqiptare.
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se nuk pret që fitorja e Trump të ndikojë në drejtësinë shqiptare.
Ai theksoi se presidenca e Trump mund të ketë ndikim ë çështjet e Kosovës dhe Serbisë, por nuk sheh ndonjë ndryshim të madh për vendin tonë.
“Ne ndonjëherë shohim shumë shkurt. Unë shoh çik më gjatë se jam më i vjetër. Kjo puna e drejtësisë ka fillluar me administratën demokrate. Ishte Trump, nuk ndryshoi gjë. Kam idenë që nuk ka npër të ndryshuar gjë. Ne mendojmë që po erdhi Trump, sikur vjen mbreti. Amerika prandaj është demokratike. Trump sikur të jetë i miri i botës, më shumë nga ç’e lejon ligji nuk mund të bëjë. Ka Kongres, ka Senat, ka Gjykatë. Ai i ka fituar të gjitha, por prit. Ne mendojmë se nëse i ka marrë të gjitha është si në Shqipëri.
Amerikën e mbajne një sërë institucionesh që janë konsoliduar që Trump as nuk i prish e as i rregullon dot.
Në qoftë se unë shikoj që do të afektohet politika është për çështjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të madh për në si shqiptarë, për botën po”, tha ai. /vizionplus.tv