Buxheti i vitit 2025, Rrumbullaku: Kompleton 3-vjeçarin e rritjes së pagave, është rritur fondi për pensionistët

4 hours ago 22

Parlamenti pritet të miratojë së shpejti buxhetin për vitin e ardhshëm, teksa ka pasur shumë reagime nga opozita dhe palë të tjera që vënë në dukje se pensionistët janë lënë jashtë vëmendjes.

Për të folur në lidhje me detajet e buxhetit të ri, në eidicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, ishte në një lidhje “Skype” Oltion Rrumbullaku, ekspert ekonomie.

Ai shpjegoi buxheti e ri dhe tha se një fokus kryesor është tek investimet.

Intervista:

Cilat janë sipas jush risitë e draft buxhetit 2025?

Ka dy elementë të rëndëisshëm që bien në sy. Është fakti që ky buxhet kompleton 3-vjeçarin e rritjes së pagave. Kemi nivele më të larta se Kosova, po i afreohemi Bullgarisë për shkak të rritjes së pagave. Një element i rëndëishsëëm është buxheti i investimeve që shpresojmë të japë një pagë në rritjen ekonomike që deri tani e ka mbajtur turizmi. Këto shoh si dy çështjet me kryesore.

Sa do të ndikojnë në rritjen ekonomike investimet rekord në infrastrukturën publike?

Përgjithësisht ne kemi qenë në nivelet e 1-1.2 miliardë. Paketa është shumë e rëendësishme që këto 1.6 miliardë të alokohen sa më shpejt, ka disa investime që janë në vazhdim, si unaza e Tiranës, që do përfundojë një pjesë të madhe të pagesave vitin tjetër. Një rritje e investimeve 5 milkionë euro jep impakt në sektorin e ndërtimit dhe sektorë të tjerë dhe krijon mundësi për përmirësimin e transportit dhe turizmit.

Opozita thotë se pensinistët janë lënë në harresë e po ashtu edhe shtresat në nevojë: në fakt, a kishte hapësirë për më shumë mbështetje për ta?

Fondi i pensioneve është rritur me 100 mln euro. Pensionet aktuale në Shqipëri janë një kombinim i 30 viteve tranzicion. Është një akumilim i madh i informalitetit që vendet e tjera nuk e kanë.

Ata që janë afër pensionet duhet të jenë më të kujdesshëm, duhet të kërkojnë deklarimet.

 Edhe vetë socialistët po kërkojnë më shumë fonde për bujqësinë: si e shikoni ju këtë qëndrim kritik?      

Në fakt mund të bëhej pak më shumë për bujqësinë. Unë besoj se ka pasur një ndryshim të politikës për bujqësinë muajt e fundit për një skemë të re që është hedhur në zbatim. Unë besoj që ajo skemë dhe skemat e tjera ekzistuese duhet të kenë më shumë fonde. Besoj që ndryshimet e buxhetit duhet të japin një impakt sepse ka një lloj frenimi të rritjes së bujqësisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article