“Lufta sapo ka filluar”, Kotorri komenton deklaratën e Harris: Mund të kishte shkuar më keq për të

4 hours ago 17

Në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus është diskutuar për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet amerikane.

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Brenton Kotorri tha se nuk pritej një fitore aq e thellë e Trump.

Ai shpjegoi se Kamala Harris u fut shumë vonë në garë, teksa u ndal edhe te fjalimi i saj i humbjes.

“Përveç Trump askushs nuk kishte një besim absolut që ai do të fitonte. Kishte një besim relativ, nisur nga sondazhet, nga ajo që raportonin mediat.

Vetë analistët në Amerikë, asnjëri s’e kishte parashikuar këtë lloj vote.. Në fakt më shumë perceptimin për ekonominë se shifrat në vetvete që në dy administratat po mbyllen aty aty.

Kamala Harris u fut shumë vonë në garë, nuk pati mundësi që të shpaloste. Po të shpaloste kush ëhstë në të vërtet mund të kishte shkuar më keq, mos ta moderonte partia. Ajo gjithsesi në fjalimin e saj të dorëzimit deklaroi se lufta sapo ka filluar dhe na kujtoi një fjali shumë të njohur”, tha Kotorri. /vizionplus.tv

Read Entire Article