Donald Trump është zgjedhur presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke fituar përballë rivales cemokrate Kamala Harris.
Lidhur me fitoren e Trump, ka folur në emisionin “Quo Vadis” të Pranvera Borakajt, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane.
Ai tha se Trump mori një fitore të jashtëzakonshme, teksa u ndal edhe te ndikimi që do të ketë presidenca e tij në Shqipëri.
“Sondazhet i përcaktonin kandidatët shumë afër. Ajo që ndodhi ishte eksperiencë e jashtëzakonshme, ishte fitore e jashtëzakonshme. Edhe shtetet Blue Ëall Trump i ka fituar bindshëm që ka treguar ndjeshmërinë e tij në raport me atë që donin amerikanët.
Gjithmonë kam pasur bindjen që nëse kërkon ndryshim duhet të ndryshoshb veten. Shqipëria duhet të kthehet në binarë kushtetues dhe demokratik. DASH e ka portretizuar Shqipërinë si një vend me probleme. Opozita ka nevojë për një reflektim të qartë për marrëdhënien që do të ndërtojë me SHBA. Unë mendoj që është e rëndësishme që kthejmë institutcionet në funksionimin e tyre të plotë”, tha Mediu.
“Idetë konservatore të Trump janë të lidhura edhe me realitetin shqioptar nga pikëpamja e trgut të lirë, familjes, besimit. Ne jemi të djathtë dhe pa dyshim që një forcë konservatore ka pozitivitetin e vet. Çështja Soros, mendoj që do ketë një ndryshim në qasje me sjelljen e saj jo vetëm në SHBA, por edhe në poilitikën ndërkokbëtare. Një Amerikë e fortë vlen shumë për Shqiëprinë dhe rajkonin e Ballkanit”, tha Mediu. /vizionplus.tv