Meksi: Qytetarët kanë besim se Trump do të rrisë ekonominë, sapo fitoi u rrit Bitcoin dhe Dollari

3 hours ago 17

Avokati Redon Meksi i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar fitoren e Donald Trump në SHBA.

Meksi u shpreh se fitorja e Trump erdhi pasi qytetarët mendojnë se ai do të sjellë ndryshimin në ekonomi. Sipas tij menjëherë aps fitores së Trump u rrit Bitcoin dhe Dollari, një tregues i fortë i perceptimit të amerikanëve.

Ndërsa shtoi se e majta në Amerikë por edhe në botë goditi shtresën e mesme.

Pjesë nga biseda:

Meksi: Bitcoin u rrit, dollari u rrit. Njerëzit shpresuan që me ardhjen e Trump ekonomia do rritet. E majta amerikane kërkonte një shtet global Irritimi i punëtorëve të thjeshtë kur pa se si u sollën të majtët, censura në media, Trumpit ju bë dy herë atentat nuk ke asnjë lajm. Gjithë liderët e botës uruan fitoren e Trump, mediat atje nuk e nxirrnin.

Borakaj: Si i komenton deklarata do zgjidhnin xhepin apo demokracinë?

Meksi: Unë po të jem i varfër sdo e kem mendjet te demokracia. Sulmi i së majtës në rang global ka qenë ndaj shtresës së mesme. Shtresa e mesme sjell ndryshimin emancipimin. Pa ekonomi nuk ke demokraci.

Read Entire Article