Një kamion me targa të Kosovës ka dalë nga rruga përgjat segmentit Milot- Rreshën në rrugën e Kombit në afërsi të Milotit.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur shoferi i kamionit por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Top Channel