Aktori i madh, Reshat Arbana feston sot 84-vjetorin e lindjes.
Në ditën e lindjes së ikonës së skenës shqiptare nuk kanë munguar as urimet nga artistët, kolegët e tij.
Mes urimeve, edhe konstiticionalisti i njohur Shkëlqim Hajdari ka vlerësuar aktorin e madh.
“Një ikone mes nesh…..! Reshat Arbana:” Artist i Popullit” e “Nderi i Kombit”, paç shendet e jetë të gjatë! Askush, më shumë se ti, nuk i meriton këto dy tituj, sepse ti mbete gjithë jetën tende, artisti e intelektuali përfaqësues i denjë i popullit e kombit shqiptar”, shkruan Hajdari.
Ndër rolet më të spikatura të aktorit në film: Samiu tek “Fije që priten” 1976, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978, Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983, Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni” 1988, Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990.
Gjithashtu për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë” 1984 dhe kryetarit të këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.
Përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha të letërsisë shqipe dhe asaj botërore. /vizionplus.tv