Skuadra e Milanit është alarmuar gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme pasi sulmuesi Alvaro Morata është dëmtuar në kokë dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.
Mediat raportojnë se Morata pati një përplasje të fortë me Pavloviçin, dhe mori një tronditje të rëndë në kokë.
Ai u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua një skanimi MRI, i cili rezultoi negativ, por ai pritet të qëndrojë për disa orë në vëzhgim. Kështu ai do të humbasë ndeshjen në transfertë kundër Kaljarit.