Prestigjiozja gjermane BILD ka analizuar situatën e brishtë të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, ku sipas saj sinjalet e dhëna mund të jenë pjesë e “një planifikimi rus për të nisur një luftë të re në rajon”, dhe këtë “po e bën përmes Serbisë”.
Ekspertët e Ballkanit, sipas BILD, paralajmërojnë se Putin po planifikon një luftë të re në Ballkan, para zgjedhjeve të Parlamentit Europain dhe këtë “fushë beteje” e shikojnë në Kosovë.
“Putini do të krijojë një fushë të dytë beteje në Ballkan përpara zgjedhjeve evropiane me ndihmën e presidentit serb”, shkruan BILD.
Eksperti serb Jakov Devçiç, kreu i zyrës së jashtme të Serbisë/Malit të Zi të Fondacionit Konrad Adenauer, të lidhur me CDU, tha se ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb dhe kjo u pa edhe në marrëveshjet e bashkëpunimit nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë që pas nisjes së luftës në Ukrainë.
“Sinjali i qartë: Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e ardhshëm, gjashtë muaj pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Serbia ende nuk po merr pjesë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në maj 2023: Aleksandar Vulin (ish-shefi i inteligjencës) dhe Ivica Dacic (ministër i Jashtëm) përfaqësojnë Serbinë në konferencën e sigurisë në Moskë. Ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb. Të dy, ish-shefi i inteligjencës Vulin dhe Daçiç përfaqësojnë pozicione pro-ruse. Moska është e vetëdijshme se si të irritojë Perëndimin politikisht”, tha Devçiç.
BILD vijon shkrimin ku thotë se “ndërsa Vulin dhe Daçiç janë në Moskë, ka trazira serioze mes ushtarëve të KFOR-it (NATO) dhe serbëve të Kosovës në veri të Kosovës. 30 ushtarë nga aleanca perëndimore u plagosën. Tensionet përshkallëzohen kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë sulmuan oficerët e policisë në veri të Kosovës në shtator 2023. Vritet një polic kosovar. Vuçiç dislokon trupat në kufi”.
Në analizë theksohet edhe mungesa e Vuçiç në samitin BE-Ballkan në tetor 2023, i cili udhëton në Kinë dhe takohet me Putinin. Këtë fillim viti, Serbia shpall rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, të cilin analiza e BILD ngre pyetjen nëse është mobilizim