“Anuloni perjashtimin e deputetëve”, Vokshi: Të lejohen të marrin pjesë në komision

6 days ago 16

Përjashtimi i 24 deputetëve të opozitës ka vënë në vështirësi Partinë Demokratike në betejën e saj për të hetuar koncesionet në shëndetësi, pasi nga 7 anëtarë që PD ka në këtë komision 5 janë të përjashtuar.

Përjashtimi i 5 anëtarëve vlen për 40 ditë në një kohë që komisioni hetimor e mbaron mandatin 22 tetor, ndaj kryetarja Albana Vokshi i kërkoi kryeparlamentares Elisa Spiropali që të lejojë deputetët të marrin pjesë në komisionin hetimor.

“I kemi dërguar Spiropalit shkresë, pasi kemi deleguar shkeljet e panumërta të deputetëve të këtij komisioni i kemi kërkuar zëvendësimin e nënkryetarit dhe të paralajmërojë 6 deputetët e tjerë. Komisioni hetimor funksionon me ligj të veçantë. Kërkojmë që 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent deri në fund të komisionit”, tha Vokshi.

Vokshi vuri në dukje se nuk mund të hetojë Partia Socialiste koncesionet e qeverisë, duke këmbëngulur në kthimin e kolegëve demokratë në komision.

“Juve do hetoni? Po çdo hetoni ju? Se ju jeni të zhytur deri në fyt në krim?”, tha Vokshi.

Me konsensus PS dhe PD vendosën të mos zhvillojnë seancë dëgjimore me dëshmitarët, derisa të sqarohet situata me 5 deputetët e përjashtuar të PD./vizionplus.tv

Read Entire Article