Bajrami para sfidës me Çekinë: Do të japim maksimumin

1 week ago 30

Nedim Bajrami një nga autorët e golave ndaj Çekisë, është kthyer të flasë për përballjen e ditës së nesërme ku Shqipëria do të ketë përballë sërish të njëjtin kundërshtar.

Gjatë konferencës për mediat Bajrami tha Çekia është një skuadër shumë e fortë, por Shqipëria do të japë gjithçka në fushë, dhe i kë të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin.

Besoj se goli që kam bërë, i përket të kaluarës. Këtë herë do të jetë një sfidë ndryshe. Është një skuadër e fortë fizikisht. E kemi përgatitur ndeshje. I gjithë ekipi është gati dhe e rëndësishme është që të mos humbasim ndeshjen. E dimë që na mungojnë disa lojtarë. E gjithë skuadra është gati. Tuci ka bërë stërvitjen  e parë, e kemi pritur mirë. I gjithë ekipi është gati. Do japim maksimumin. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, sepse Çekia është e fortë në shtëpi. Çdo ndeshje ka peshën e vet, por nesër do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Kemi luajtur me Çekinë dhe e njohim kundërshtarin. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe. Kundërshtari nuk e ka harruar ende barazimin e kaluar. Është ende për të folur për vendin e parë në grup. Është një sfidë e rëndësishme, sepse nuk e kanë harruar çfarë ndodhi. Ne e dimë këtë dhe jemi përgatitur. Jemi një skuadër e fortë, por kemi edhe lojtarë të fortë nga ana individuale”, tha ai.

Read Entire Article