Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e nisi vitin me një inspektin të punimeve në aksin rrugorë Thumanë-Kashar. Në këtë rrugë me gjatësi 21 km, kanë nisur shtresat asfaltike, ndërsa punimet janë realizuar në afro 65 % të volumit. Synimi është që investimi pjesë e koridorit blu të jetë në funksion të plotë para sezonit turstik 2024.
“Ne kërkojmë shumë ndjesë për trafikun e rënduar që krijohet krysisht në Fushë-Krujë. Me përfundimin e punimeve para verës së këtij viti në këtë rrugë mendojmë se qarkullimi do të lehtësohet, pasi ky segment mban një peshë të konsiderueshme për shkak edhe të volumit të trafikut të aeroportit të Rinasit”, tha Balluku.
Në këtë aks rrugor, do të ndërtohen 11 ura si dhe 6 nënkalimie, ku njëri prej tyre është në autostradën Tiranë-Durrës.
“Rruga do të jetë e kategorisë A, me 2 korsi shpejtesie dhe me korsi të plotë emergjence. Ky segement është pjesë e kordorit blu dhe do të jetë me pagesë, ndaj qytetarëve do tu ofrohet edhe një rrugë altenrative dytësore”, tha ministrja.
Në këtë segment rrugorë do të qarkullohet me 130km/orë./vizionplus.tv