Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 20 rrugë të sigurta pranë shkollave në 2024, lehtëson lëvizjen e nxënësve para dhe pas mësimit

10 months ago 23

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 20 rrugë të sigurta pranë shkollave në qytet gjatë vitit 2024.

Modeli i Tiranës për rrugët e sigurta të shkollave, ndryshe të njohura si ‘Rrugët për Fëmijët’ apo ‘Streets for Kids’, vë në zbatim ndryshime të thjeshta projektimi të rrugës, që lehtësojnë shumë kohën e hyrje-daljes në shkollë për nxënësit dhe prindërit e tyre, ulin shpejtësinë e makinave në mënyrë drastike dhe shtojnë sasi thelbësore hapësire të re publike të përshtatshme me kushtet klimatike dhe të aksesueshme gjatë gjithë orëve të ditës.

“Fëmijët kalojnë më shumë kohë në shkollë se kudo tjetër, përveçse në shtëpitë e tyre. Në momentin që donim të ndërmerrnim një nismë radikale për sigurinë e fëmijëve në qytet, shkollat janë vendi më logjik nga mund t’ja nisim. Jemi shumë krenarë të ndërtojmë këtë trashëgimi për çdo fëmijë të Tiranës për dekada të tëra në vijim”, tha Kryetari Veliaj.

Investimi është një përshkallëzim i programit që ka nisur qysh në 2020. Organizata jo-fitimprurëse Qendra Marrëdhënie, e bazuar në Tiranë, bashkërendoi përpjekjen për projektimin, ndërtimin dhe studimin e 10 rrugëve provë nëpër shkolla në qytet me fonde nga donatorë të huaj.

30 rrugë të sigurta shkollash në fund të vitit 2024 do të përfaqësojnë  40% të gjithë shkollave të qytetit dhe do të prekë drejtpërdrejt 25,000 nxënës, shtojë rreth 8,000 metër katror hapësirë publike të mbrojtur brenda nëpër lagje, duke ofruar zona të sigurta loje dhe pushimi për mijëra banorë të Tiranës në një hapësirë në distancë prej më pak se 5 minutash nga shtëpia. Programi paraqet një angazhim mbresëlënës nga një administratë që ka ndërtuar qartësisht një reputacion ndërkombëtar si qytet lider “miqësor ndaj fëmijëve” në botë.

Fillimisht të testuara në Bolzano në Itali në 1989, rrugët e sigurta të shkollave kanë fituar popullaritet prej pandëmisë së shkaktuar nga Covid-19 për shkak të efikasitetit, kostos së ulët dhe përmirësimeve të menjëhershëm në sigurinë e fëmijëve e njëkohësisht kontributin kuptimplotë në hapësira publike cilësore. Të tjera qytete Evropiane janë shembull në programet e rrugëve të sigurta të shkollave, si programi i Barcelonës “Protegim les Escoles,”, “Strade Scolastiche” në Milano, dhe “Rues aux Écoles” në Paris.

Simon Battisti, drejtor ekzekutiv tek Qendra Marrëdhënie, tha: “Rrugët për Fëmijët është një nga programet më efektive në botë, për shkak të ndryshimit madhor drejt priorizimit të këmbësorëve dhe sidomos fokusit tek fëmijët e vegjël dhe kujdestarët e tyre. Rrugët e shkollave janë një pjesë e rëndësishme e përpjekjes së Tiranës për të qënë një vend më i shëndetshëm për të rritur fëmijë. Qytetet kudo në botë mund të mësojnë nga ajo që ka arritur Tirana në 8 vitet e fundit. Jemi duke parë frytet e kësaj pune dhe është vërtet ndryshim historik.”

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, që drejton programin nga ana e qytetit, znj. Anuela Ristani, theksoi rëndësinë e ofrimit të alternativave për të lëvizur në qytet për banorët. “Rrugët tona janë të ngarkuara dhe kur pyet qytetarët se përse ndodh kjo, përgjigja është gjithmonë e njëjtë: ‘Shqiptarët i duan shumë makinat e tyre.’ Në të vërtetë nuk është ky rasti. Jam e sigurtë se për shumicën e njerëzve makina është mundësia më e rehatshme dhe kjo duhet ndryshuar. Projekte si ‘Rrugët për Fëmijët’ na tregojnë se ky ndryshim jo vetëm është i mundur, por edhe i menjëhershëm. Në të njëjtën kohë duhet të shtrojmë pyetjen se kush i nget këto makina. E dimë se më shumë se 70% e shoferëve në Tiranë janë burra. Dimë se fëmijët nën 18 nuk mund të ngasin makinën dhe se shumë pak të moshuar e bëjnë këtë. Rrugët e programit tonë të shkollave janë tregues i zhurmshëm i asaj që sakrifikojmë duke zgjedhur t’i kthejmë në vendparkime në vend që t’i përdorim këto hapësira të përbashkëta tejet të çmuara për njerëzit.”

Rrugët për Fëmijët do të zhvillohet për tre vitet në vijim me qëllim mbrojtjen e çdo shkolle fillore të Tiranës deri në vitin 2026.

Top Channel

Read Entire Article