Mirela Kumbaro lë shumë për të dëshiruar.
Si më problematiket, ministrja veçoi 33 bashki, që nuk kanë asnjë shpenzim të planifikuar për të shtuar pyjet në terren. Për këtë arsye, gjatë vitit 2024, i shpallur si Viti i Pyjeve, thirrja që bëhet është që pyjet të kthehen në qendër të investimit publik.
“E papranueshme që 8 vite më pas nuk keni plane mbarështimi, e papranueshme është që performancë të dobët kanë pasur disa bashki që kanë fond pyjor shumë të madh, kanë edhe të ardhura falë këtyre ekonomive, por nuk kanë investime. Përmend këtu bashki të tilla I Mirdita, Puka, Tropoja, Skrapari, Dibra. Ka bashki që gjatë gjithë periudhës 8 vjeçare që administrojnë pyjet, nuk kanë asnjë shpenzim si zë investimesh në fondin pyjor. Prandaj përfshirja dhe mirëkoordinimi në nivelin më të lartë të të gjithë aktorëve është hapi I parë që “Vitin e pyjeve” ta kthejmë në një plan kombëtar e jo të bëjmë mbjellje sporadike sa për të thënë që po mbështesim vitin e pyjeve.”
Gjatë prezantimit të kalendarit kombëtar te aktiviteteve për Vitin e Pyjeve, theksi u vendos edhe të bashkëpunimi që bashkitë duhet të kenë në plotësim e nevojave të njëra-tjetrës.
“Kemi bashki që për të përmbushur nevojën për lëndë drsore për popullatën, kanë mungesa dhe më pas ka bashki të tjera kanë më shumë fond pyjor, por nuk e shfrytëzojnë. Duhet të bashkërendojnë punën drejtpërdrejt me njëra-tjetrën baskitë që secila prtej palëve të përfitojë, duke rritur edhe të ardhurat për bashkitë prodhuese, por edhe duke mbuluar nevojën për bashkitë që janë në nevojë për këtë produkt.”, tha Mazniku.
Detyrim, sipas ministres Kumbaro, për të kontribuuar në shtimin e pyjeve kanë edhe bizneset private, që shfrytëzojnë pasuritë pyjore./vizionplus.tv/