Beleri nuk betohet dot si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin

6 months ago 24

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për akuzën blerje të votave në zgjedhjet e 14 majit të 2023.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Lartë, e cila kishte për objekt shqyrtimi lejen e posaçme që do t’i mundësonte atij pikërisht betimin përpara këshillit bashkiak.

Beleri kishte bërë rekurs kundër vendimeve që rrezuan kërkesën per leje te posaçme për të bërë betimin si kreytar i zgjedhur i Himarës. Në 5 Mars GJKKO dënoi me dy vite burgim kryetarin e zgiedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shitblerje votash.

Ai u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe akuzohet për tjetërsim të vullnetit të qytetarëve, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota. /vizionplus.tv.

Read Entire Article