Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë disa foto nga takimi i zhvilluar një ditë më parë në Budapest të Hungarisë. Kryeministri mori pjesë në takimin e pestë të Komunitetit Politik Europian.
Rama krahasa fotove të postuara në llogarinë e tij në “Facebook” thekson se dita e djeshme ishte një tjetër ditë domethënëse për vendin tonë në arenën ndërkombëtare, pasi në gjysmën e parë të vitit 2025 Shqipëria do të jetë mikpritëse e Komunitetit Politik Europian.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndërkohë, në fotot e postuara nga kryeministri vëmë re se ai është takuar me disa prej udhëheqësve të vendeve të tjera. Ai është fotografuar krah presidentit francez, Emmanuel Macron, presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, kryeministrit polak, Donald Tusk.
Në konferencnë për mediet që zhvilloi ditën e djeshme me homologun hungarez, Viktor Orban, ky i fundit bëri me dije se takimi i radhës do të mbahet në Tiranë./vizionplus.tv