“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Kur futem në “shpellën e Dules” bëj detoks

3 days ago 29

Kreu i qeverisë, Edi Rama në podkastin e radhës “Flasim”, tha se e ka menduar të heqë dorë nga politika. Kreyministri tha se e mendon sa i lumtur do të ishte nëse do ta linte këtë punë, por shtoi se “problemi është që pastaj nuk dihet se si do të vazhdojnë punët”.

Edi Rama: Sa herë mendoj unë “Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur”, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje.

Ai gjithashtu ka ndarë detaje nga jeta e tij, pasi shkëputet nga detyra.

Edi Rama: Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks./vizionplus.tv

Read Entire Article