Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër ndaj policisë së Shtetit. Ai e quan të padrejtë që policia të ndërhyjë në Kuvend.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm u shpreh se policia e Shtetit ka bërë detyrën.
Lexo edhe :
Related Posts
Pjesë nga biseda:
Bardhi: Ju i quani gjykatat të ligjshme. Ç’punë ka policia e Ilir Prodës me deputetët e opozitës se ça bëjnë në Kuvendin e Shqipërisë? Çfarë pune ka? E kuptoni ku qëndron logjika juaj apo jo. E kanë të ndaluar me ligj.
Hoxha: Ti hyn te njerëzit gënjeshtarë. Policia e Shtetit ka bërë detyrën, nuk ka hyrë në vend. Turma që drejtohej nga ty po turrej drejt institucioneve kushtetuese dhe Policia e Shtetit ka mbrojtur rendin dhe rregullin.
Bardhi: Turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të drejton ty. Edhe vëllai yt që do të marrë në qafë ty dhe Belinda Ballukun. Ju jeni tufë, jo ne deputetët.