Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbërritur në Hungari ku është pritur nga homologu i tij Viktor Orban.
Shefi i qeverisë do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Hungari ditën e sotme, ku liderët do të diskutojnë sfidat e sigurisë në Evropë në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë. Temë tjetër diskutimi do të jetë konflikti në Lindjen e Mesme, emigracioni i paligjshëm, siguria ekonomike apo energjia.
Lexo edhe :
Related Posts
Në një konferencë për mediet, Rama tha se rikthimi i Trump mund të jetë i mirë për Evropën.
Rama: Përvoja më thotë që kur ishte President dhe të gjithë thonin që NATO do bëhet më e dobët. NATO u bë më e fortë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtet e Bashkuara të Amerikës dhe do i shërbejë për mirë Evropës. Nuk mendoj se ajo që ka ndodhur në SHBA ta shohim si një gjë kundër, përkundrazi. Nuk më takon mua të mendojë për gjithë gjërat e mëdha. Për Shqipërinë asgjë nuk ndryshon.