Berisha mbërrin në SPAK: Opozita do të fitojë, jam këtu për të përfaqësuar shqiptarët

9 months ago 30

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, ku ai do të merret në pyetje për ish-kompleksin partizani.

Të pranishëm janë deputetët Edmond Spaho, Albana Vokshi, Flamus Noka Luçiano Boçi, Gent Strazimiri, Eno Bozdo, Tritan Shehu, Luan Baçi.

Lexo edhe :

Related Posts

Nuk kanë munguar as simpatizantë të ish-kryeministrit dhe përfaqësues të tjerë të PD.

Ish-kryeministri ka mbërritur pak më parë në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

“Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore”, tha Berisha për mediat.

Ndërkohë, Berisha deklaroi teksa dilte nga banesa e tij se beteja pa kthim vazhdon. /vizionplus.tv

Read Entire Article