Berisha: Me burgosjen e Salianjit, Rama nisi fushatën e terrorit ndaj opozitës

2 weeks ago 15

Kryetari i Partisë Demokaatike, Sali Berisha duke folur në Këshillin Kombëtar, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe vendimit të gjykatës për të dënuar deputetin Ervin Salianji.

Sipas tij kur dënohen deputetët e opozitës, atëherë pyetja që ngrrhet është se kush do t’i mbrojë qytetarët.

Sa i përket burgosjes së Salianjit, Berisha tha se ai nuk ju përul krimit por zgjodhi të luftojë për të vërtetën.

Zgjedhje me Edi Ramën është faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme nuk ka dhe nuk mund të ketë. Me burgosjen e Ervin Salianjit për guximin e tij, Rama nisi fushatën e hakmarrjes, terrorit ndaj opozitës dhe shqiptarëve. Në sytë e çdo shqiptari ishit dëshmitarë të triumfit në sllën e gjyqit, të triumfit në sallën e parlamentit të krimit e drogës mbi të vërtetëtën. Në rreshtimin me urdhër politik të të gjitha institucioneve të narkoshtetit dhe drejtësisë Sorosiane me krimin dhe drogën dhe veprimet politike të saj si plumba për opozitën, si plumba ndaj fjalës së lirë, duke burgosur një deputet të ri. Ervin Salianji ishte dhe ëhstë një nga të rinjtë guximtarë që midis të vërtetës dhe përuljes, nënshtrimit, pazareve me kriminelët në pushtet zgjodhi të mbrojë të vërtetën. Zgjodhi të mbrojë interesin e çdo qytetari dhe çdo qytetareje të këtij vendi. Mafia nuk ka kufij nuk ka atdhe, ajo është rrezik jo vetëm për një komb por edhe për kombet e tjera. Pyetja ëhstë që kur burgosen deputetët e opozitës kush do t’i mbrojë qytetarët, kush do përballet publikisht me trafikantët”, tha Berisha.

Read Entire Article