“Bilancet financiare u përmirësuan”, BSH: Ekonomia është e shëndetshme

7 months ago 28
Reklamë

 Kriza e çmimeve, sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, do të vijojë të zbutet gradualisht gjatë këtyre muajve, duke mundësuar një rritje të mëtejshme të ekonomisë vendase.

“Gjendja e ekonomisë shqiptare është e kënaqshme. Bilancet finanicare të familjeve dhe të bizneseve dhe sektorit publik janë të shëndetshme se kanë ardhur në përmirësim, këto janë shenja inkurajuese për rritjen ekonomike në të ardhmen. Gjendja e ekonomisë është e shëndetshme”,  shprehet Erald Themeli, drejtor i politikës monetare në Bankën e Shqipërisë.

Falë treguesve pozitivë, momentalisht Banka Qendrore po mban të pandryshuar normën e interesit për lekun, megjithatë politika monetare mund të shtrëngohet më tej, për të arritur në një nivel të qëndrueshëm.

 “Rezultatet e politikës monetare kanë qenë pozitive. Ritmi i normaklizimit ka qenë mjaft i kujdesshëm. Niveli i interesit në Shqipëri është rriur dukshëm më pak. Kjo ka synuar nga njëra anë të mundësojë një kthim të inflacionit në objektiv, por as të mos dëmtojë apo frenojë aktivitetin ekonomik. Mendoj që kemi qenë të suksesshëm në plotësimin e objektivave tona, krijimin e kushteve të përshtatshme monetare por edhe minimizimin e pasojave negative që mund të kushte”,  thotë Themeli.

Megjithatë, rreziqet sipas Bankës së Shqipërisë janë ende aktuale sepse presionet e huaja inflacioniste i janë rikthyer rritjes, por në tregun e brendshëm kjo lëvizje është amortizuar falë forcimit që përjetoi leku në raport me euron në kursin e këmbimit. /vizionplus.tv

Read Entire Article