Në “Ferma VIP” ka qenë i hapur që prej të hënës televotimi se kë doni të shpëtoni. Imune ka qenë Xhesika, e cila mori hajmalinë nga Rozana Radi.
Moderatorja Fjoralba Ponari lexoi emrat e dy fermerëve më pak të preferuar.
“Dy fermerët më pak të preferuar janë Gledis dhe Artemisa”, lexoi Fjoralba.
Ata duhet të përballen në një sfidë ku njëri prej tyre do të largohet nga “Ferma VIP” mbremjen e sotme.
Lidhur me këtë vendim të publikut, dhanë mendimet e tyre edhe opinionistët.
“Unë dhe Keli i paskemi rënë në kokë. Mendoj që këtë herë ky televotim do t’a forcojë. Pjesën emocionale e kthen në forcë,” tha Armina Mevlani.
“Ka një problem tek Artemisa sepse ka hyrë me vonesë në raport me të tjerët. Është një karakter shumë i fortë. Në puzzle e lojës duket se pot ë largohet nuk e prish përsosmërinë e figurave. Ndërsa Gledis është një natyrë e brishtë. Është mësuar në botën e tij në kuzhinë dhe është hera e parë që prballet me një sfidë të tillë. Në public është marrë edhe si personazh që mbështët diku. Nga kjo pikëpamje mendoj se nuk hedh dot shtyllën, kshuqë heq atë që është vartës”, tha Sonila Meço.
“Artemisa është treguar një fermere shumë punëtore, punon shumë dhe mendon se duke punuar ndikon në publik dhe ka harruar të përfshihet në komunitetin aty brenda. Për Buçkon mendoj se i ka prishur shumë punë Valëeri, sepse e ka shitur si të inflirtuar. Në fakt ai nuk ka bërë atë gjë, thjesht do t’ju rrijn afër personave”, tha Enkel Demi./vizionplus.tv