Regjisori Robert Budina në një rrëfim për “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tregoi se si ishin vitete e tij të para në emigrim.
Ai tha se në fillim atë e ndihmoi një mafioz, një italian rebel që ishte kundër sistemit.
Më pas siç rrëfen Budina u akomodua në një tjetër familje italiane ku nisi të punojë në suermarket, por kur e pa që nuk i dilnin paratë u detyrua të punojë edhe në riciklim.
“Madje”-rrëfen ai, “për 6 muaj nisi të bënte piarin e fabrikës së riciklimit, sa pronari donte ta ngrinte në detyrë por hasi në kundërshtimin e familjes, prandaj ai vendosi që ta martojë”, tregon Budina mes batutave dhe të qeshurave në studio.
Pikërisht tentativa për martesë ishte ajo që e detyroi të largohej nga jugu i Italisë në drejtim të veriut.
Pjesë nga biseda:
Budina: Falë Zotit unë u njoha me disa miq në Itali që më bënë të kuptoj përmasën e vërtetë njerëzore sepse më ndihmuan pa asnjë interes, ndejtën 6 muaj pas meje, donin të më sistemonin. Unë thashë pse e bëjnë këta njerëz për mua, unë mbase nuk do e bëja për ta, që të kujdeseshin sikur të më kishin fëmijën e tyre. Jo përditë, por ai ishte me mua, ai qante kur nuk gjeja punë dhe ç’është më e forta ai ishte mafioz. Mafioz i tipit hajdut që hakmerrej kundër kapitalizmit që t’ia shpërndante njerëzve, njëlloj Robin Hudi modern, sepse vinte nga një familje aristokrate që kur ky donte të bëhej këngëtar familja e braktisi. U lidha me të dhe ai më ndihmoi deri në fund. Kjo më dha mua këtë formim apsi duhet të kalosh disa vështirësi që ti të marrësh dhe disa njdjesi akq të thella që të bësh vepra që të qendrojnë gjatë në kohë.
Borakaj: Mos ka dashur të të martojë?
Budina: Kjo ndodhi me pronarët e mi.
Borakaj: Çfarë pune ke bërë atje?
Budina: Ky miku që më shpëtoi më çoi në një supermarket dhe më tha binde këtë që të fillosh punë. Ky i supermarkettit kishte ca prona në fshat, unë i thashë di të bëjë këtë, di të bëj atë, dhe pasi i bëra të gjitha në fshat ai më tha do punosh edhe në supermarket dhe më vuri në kasë, unë flisja mirë italisht të gjithë më donin, bëra shumë miqësi. Nuk më dilnin lekët pasi babi ishte dhe i sëmurë dhe i sillja dhe atij ca lekë dhe fillova dhe një punë tjetër që ishte riciklimi i mbetjeve ku ndaja kartonat nga plastika, për 6 muaj ata pronarët më merrte për të bërë piarin e fabrikës së vet në vende të ndryshme, kjo funksionoi dhe ai donte të më vinte dhe në një pozicion më të rëndësishëm, pati kundërshtim nga familja, dhe ai mendoi të më martonte me një kushurirën e vet.
Borakaj: Që të ishe pjesë e familjes.
Budina: I thashë unë ika nga Shqiëpria që të mos ma vendosnin jetën të tjerët, tani do ma vendosësh ti jetën dhe ika, ai u mërzit. Atëhere unë shkova te vëllai. Mondi jetonte në veri në Basano ndërsa unë jetoja në Bari dhe u largova, ndërkohë ëndrra e fillimit në shkollë filloi të venitej. /Vizionplus.tv/