Demokratët nisin bojkotin e komisioneve parlamentare, zbardhet mesazhi që Gazment Bardhi u dërgoi deputetëve

2 weeks ago 23

Deputetët demokratë duket se kanë nisur bojkotin e komisioneve parlamentare, pas dënimit të kolegut Ervin Salianji.

Në Komisionin për Integrimin që u mblodh ditën e sotme, ishin të pranishëm deputetët Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, të cilët me porosi të Gazment Bardhit shprehën qëndrimin e tyre.

Lexo edhe :

Related Posts

Ky I fundit u ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë, ku u kërkon të mos marrin pjesë në mbledhjet që mbahen ditën e sotme.

Ndërkohë, ata po ashtu njoftohen se sot do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të orën 15:00 në seli. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të merren edhe vendimet se si do të veprojë opozita në vazhdim.

Mesazhi i Gazment Bardhit

“Të nderuar kolegë,

Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentar, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE.

Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00″

Ju faleminderit!

Konkretisht deputetët demokratë nuk do të marrin pjesë në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.  U bojkotua dhe Komisioni hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi. /vizionplus.tv

Read Entire Article