Denoncimi/ Kontrabanda po cenon prodhimet bujqësore

6 months ago 40
Reklamë

Një nga sfidat me të cilat po përballet bujqësia në vendin tonë  dhe jo vetëm është ofrimi i prodhimeve bio, pa preparate të dëmshme. Në realitetin që po jetojmë sipas ekspertëve është e pashmangshme përdorimi i pesticideve, por  të atyre që lejohen për përdorim. Ilir Pilku thotë se në tregun bujqësore ka kontrabandë të preparateve që nuk lejohen të përdoren, duke ndikuar në rritjen më të shpejtë të produkteve të caktuara.

“Ne duhet të jemi shumë korrekt dhe të kujdesshëm në përdorimin e preparateve. Nuk duhet të përdorim ato që nuk janë të lejuara. Kemi kontrabandë plotë në treg. Po të dëgjosh fermerët kupton që kontrabanda është prezent. Kuptohet nuk mund të kontrollohet e plotë. Megjithatë mund të them me siguri se duke parë të dhënat zyrtare nga importi në raport me sipërfaqen mund të them se ne dhe Maqedonia e Veriut jemi ndër të fundit sa i përket përdorimit të këtyre preparateve / pesticideve”, tha Ilir Pilku  gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE”.

Lexo edhe :

Related Posts

Lista me pesticidet që lejohet ndryshon, ndaj kur një preparat hiqet nga Bashkimi Europian, ne kemi akoma stoqe që presin të përdoren në bujqësi thotë Pilku. Sipas tij tregu është i pamundur që të monitorohet nga strukturat e shtetit, ndaj apeli vjen dhe për vet fermerët. /vizionplus.tv

Read Entire Article