Dervishi: Shqipëria një Zvicër e vogël

5 months ago 29
Reklamë

Kujtim Dervishi, Kryetar i Shoqatës së Restoranteve Turistike, deklaroi në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se turizmi malor ka marrë përparësi.

Sipas tij Shqipëria është një Zvicër e vogël, dhe vitet e fundit në vendin tonë ju është kushtuar një rëndësi e veçantë bujtinave.

Pjesë nga biseda:

Dervishi: Turizmi malor ka marrë përparësi. Ne ju kemi kushtuar shumë vëmendje bujtinave.

Pranvera Borakaj: Por pistë skish vetëm në Korçë kemi?

Dervishi: Ajo është një mangësi që ndoshta edhe biznesi edhe qeveria duhet t’i stimulojë.

Maçi: Impantet e skive investohen nga shteti.

Pranvera Borakaj: Kemi plan afatgjatë?

Dervishi: Ka dhe një problem të hapësirë gjeografike për të bërë impiant skish, fatkeqësisht as Korça nuk e ka. Së dyti edhe me ngrohjen globale, tani flitet mbi 2 mijë metra. Turizmi malor i ka kostot edhe më të mëdha, prandaj investimi publik është i domosdoshëm. Dajti ishte mbushur më shumë me turista të huaj se sa me shqiptarë. Po të shkosh në veri të Shqipërisë, ne kemi organizuar një mbledhje në Shkodër, ka një interes të madh, pasi ka shumë persona të interesuar. Sigurisht që turizmi i bregdetit është i madh, por det ka kudo.

Pranvera Borakaj: Promovojmë ne produktet shqiptare?

Dervishi: Kantinat shqiptare kanmë ecur shumë sa janë bërë trend dhe po ja kalojnë.

Read Entire Article