Dimitar Kovaçevski, ashtu siç lajmëroi dy ditë më parë, ditën e dotme ka dhënë dorëheqjen së bashku me kabinetin e tij. Kështu, me vendimin e sotmë i është hapur rruga formimit të qeverisë teknike, në krye të të clës do të jetë kryeministri shqiptar Talat Xhaferi.
Para se të dorëzonte mandatin Kovaçevski deklaroi: Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike, qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030.
Lexo edhe :
Related Posts
Më vonë gjatë ditës pritet edhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, i cili të dielën pritet të marrë funksionin e kryeministrit teknik./vizionplus.tv