“Dita e fitores”, Braçe ironizon thirrjet e Berishës: Si kuptoj si do vdesin, ata që vrisnin nuk janë më

1 week ago 25

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale kur ka mbetur edhe një orë nga nisja e protestës së opozitës.

Ai e ka cilësuar ditë historike këtë të hënë, duke shtuar se nga sot nis rrugëtimi drejt fitores, ndërsa fton shqiptarët të bashkohen të gjithë në protestë.

Lexo edhe :

Related Posts

Postimi i Berishës:

Sot është një ditë historike për të gjithë ne. Sot nis rrugëtimi ynë drejt fitores. Të gjithë së bashku kundër narko-qeverisë. #sb

Pas Berishës ka ardhur dhe një reagim i deputetit socialist Erjon Braçe, i cili me ironi shkruan se nuk i kupton këto thirrjet për vdekje dhe vrasje, pasi ata që vrisnin nuk janë më në pushtet.

Postimi i Braçes:

Po i dëgjoj dhe është e paqartë. Kur këta thonë “sot është për Jetë a vdekje”, mund të na thonë se si do vdesin këta?! Se me thënë të drejtën, këta nuk do kush t’i vrasë; protestuesit çdo herë i kanë vrarë këta, askush tjetër.


Skenarët e protestës

Sot në orën 18.00 opozita do të nisë protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga tradita e krijuar, fjalime politike nuk do të ketë dhe marshimi do të nisë nga godina e qeverise për tu shtrirë në disa prej rrugëve kryesore të Tiranës.

Ende nuk dihet se cilat akse do të bllokojë opozita në mbrëmje dhe PD ka zgjedhur të mos e tregojë skenarin e protestës duke u mjaftuar me shprehjen që në 7 tetor fjalën e kanë qytetarët.

Së bashku me PD në shesh do të jenë edhe aleatët e saj, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka e Vangjel Dule, ndërkohë që Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi nuk do të marrin pjesë, pasi besojnë se kjo nuk është strategjia më e mirë kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Protesta e 7 tetorit u caktua pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji, por nisja e revoltës ishte paralajmëruar më herët nga Partia Demokratike e cila thotë se me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

Për këtë arsye opozita ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e liderit të mazhorancës dhe krijimin e një qeverie teknike që të çojë vendin në zgjedhje.

Në 11 vitet e fundit PD ka provuar disa aksione radikale kundër qeverisë Rama dhe mazhorancës socialiste duke nisur nga çadra që zgjati 3 muaj para kryeministrisë në vitin 2017 deri tek djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale e qindra protesta kundër qeverisë.

Mbetet për t’u parë nëse ky aksion i ri do t’i sjellë apo jo opozitës fitoren përballë PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./vizionplus.tv

Read Entire Article