Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, Begaj: Mirënjohje për shkrimtarët tanë

6 months ago 23

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj,përcolli sot një mesazh në Ditën Ndëkombëtare të Librit për Fëmijë, duke shprehur mirënjohje ndaj autorëve shqiptarë.

Në këtë ditë, Presidenti Begaj kujtoi ndikimin e shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë, veprat e të cilëve kanë edukuar dhe formësuar breza të ndryshëm.

“Në kujtimet e çdonjërit prej nesh rri një libër, një personazh i dashur i fëmijërisë. Mirënjohje për të gjithë shkrimtarët tanë që, me punën e tyre, frymëzuan dashurinë për librin te fëmijët, krijuan personazhe të dashur per ta, si dhe i edukuan me vlerat e së mirës”, shkruan Presidenti Begaj në facebook, ku ndau për të vegjlit dhe një poezi që nxit leximin.

/vizionplus.tv

Read Entire Article