Dogjën eskavatorin me vlerë 150 mijë euro, dy të arrestuar në Tiranë

9 months ago 45

Dy persona, të cilët dogjën për motive të dobëta një mjet pune me vlerë 150 mijë euro janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 19 tetor 2023 në fshatin Herraj.

Në pranga ranë shtetasit e shpallur në kërkim S. H., 28 vjeç, banues në Ferraj, dhe L. Xh., 32 vjeç, banues në Zall Herr.

“Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article