“Donin të na grabisnin vajzën 2 vjeç”/ Pano tregon momentin e vështirë kur ishte pastor në Shkodër

7 months ago 18

Pastori Akil Pano tregoi në emisionin “Quo Vadis” një episod mjaft të vështirë, kur sapo kishte nisur shërbimin e tij në qytetin e Shkodrës. Ai tregon se bëhet fjalë për vitet e trazirave, ku vajzën e saj, vetëm dy vjeç tentuan t’ia rrëmbejnë.

“Viti ’97, viti traumatik me të gjithë ne në Shqipëri na përballi me të gjithë zjarrin me vuajtjet, me luftën, me kërcënime. Në ato vite donin të na grabisnin vajzën, vajza jonë ishte vetëm 2 vjeç nga ’97 në ’98 u bë dy vjeç e ca, në atë kohë tmerret që pamë në Shkodër, por edhe zona të tjera, ishin përtej perceptimit njerëzor”, theksoi ai.

Ai theksoi se tmerret e përjetuara ishin mjaft të vështira për mbarë qytetarët e vendit.

 “Vajza jonë ishte vetëm 4 muajshe, Debora, kur ne largohemi nga Tirana dhe në atë kohë unë gjeta një Shkodër që po ndryshonte me shpejtësi të madhe. Qytetarët e Shkodrës thonin që ky nuk ishte qyteti që ata njihnin, por ky fenomen kishte ndodhur aktualisht në Tiranë, pra kishin ardhur njerëz nga zonat e veriut të Shqipërisë në Shkodër. Shikonim shkodranët, një pjesë e tyre largoheshin nga Shkodra dhe unë u largova nga Tirana për në Shkodër”, theksoi ai./vizionplus.tv/

Read Entire Article