Drejtori i Burgjeve ngre “alarmin”: Dronët mund të përdoren për atentat ndaj të burgosurve

1 month ago 20

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, raportoi në Komisionin e Sigurisë Komëbtare, ku mes të tjerash vuri theksin edhe tek ngjarjet e fundit. Ai foli lidhur me dronët e kapur mbi burgje, për të cilat theksoi se janë një shqetësim real mbi sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Qose tha se mjete të tilla fluturuese mund të përdoren edhe për atentati, duke iu montuar sasi plasëse. Sipas tij, të tillë dronë mund të përdoren për vrasjen e të burgosurve.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kemi bërë kërkesë për buxhetimin e sistemit antidron në të gjitha burgjet me qëllim parandalimin e të gjitha ngjarjeve”, tha Qose. 

Kjo deklaratë vjen pas kapjes së dronit mbi burgun e Peqinit, me anë të të cilit u tentua që të futeshin telefona dhe kokainë. Po ashtu, dron është kapur edhe mbi burgun e Burrelit./vizionplus.tv

Read Entire Article