Flori dhe Himena biseduan së bashku për keqkuptimet që lindën mes tyre.
Himena tha se ajo vlerësoi punën e tij në stallat, por Flori i ktheu një përgjigje ironike dhe kjo e preku atë.
Nisur nga ky diskutim ndërhyri Valeri, i cili duke e “thumbuar”, tha se nuk është bërë një punë e mirë dhe priste më shumë.
Ky “ngacmim” nuk është anashkaluar nga Flori, i cili tha se edhe pse Himena nuk kupton shumë nga punët sërish e vlerësoi, ndërsa ai jo.
Pjesë nga biseda:
Flori: Pjesën e parë e kam unë gabim dhe të fola dhe të thashë se pse po kërcen.
Himena: Po edhe unë po ta shpjegoja.
Flori: Mirë ma shpjego.
Himena: Para se të vija aty, ti më fole me një ftohtësi dhe ironi. Unë e njoh ironinë e njeriut.
Flori: Po unë ta bëra të qartë, doja ta kuptoje. Shiko nëse unë dua të bëj ironi dhe të mos e kuptosh ti, mundem edhe ta bëj. Por unë ta bëra të qartë.
Himena: Për punën që ti ke bërë është super e bukur.
Valeri: Jo s’e ka bërë dhe aq të bukur.
Flori: Ja ajo që nuk merr vesh nga betoni e vlerëson, ti që merr vesh s’e bën.
Valeri: Mund të ishte bërë një punë më e mirë nga një person që thotë se është specialist. /vizionplus.tv/