E denigruan në Tik Tok, vret veten 41-vjeçarja në Durrës

10 months ago 44

Policia dyshon se një 41-vjeçare nga fshati Vardardhë i Sukthit i ka dhënë fund jetës pas denigrimit në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes së rëndë, blutë e Durrësit po hetojnë faktin nëse vetëvrasja e nenës së katër fëmijëve ka të bëjë apo jo me hapjen e një profili denigrues për të në rrjetin social Tik Tok ku përdoreshin fjalë dhe imazhe fyese.

Lexo edhe :

Related Posts

Ngjarja ka ndodhur më datë 2 janar, ku 41-vjeçarja në kushte të rënda psikologjikë dhe nën presionin e shoqërisë dhe familjes i ka dhënë fund jetës.

Mësohet se gruaja punonte në njërën prej fabrikave të zonës dhe policia po heton faktin nëse profili denigrues është hapur nga ndonjë prej punonjësve aty.

Paraprakisht, policia po kalon në sitë të gjithë të afërmit dhe kolegët e 41-vjeçares për të parë nëse ka patur ndonjë konflikt. /vizionplus.tv

Read Entire Article