EMRAT/ 7 të burgosur të regjimit “41-bis” hyjnë në grevë urie

5 months ago 18

Mësohet se 7 të burgosur të regjimit “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie. Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se të burgosurit prej 2-3 ditësh kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen dhe ujin ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.

Ata kanë refuzuar ushqimin pasi janë kundër aplikimit të regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta.

Kundërshti kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni. Në grevë urie të pjeshme kanë kaluar:

Albert Ilir Kupa
Sokol Mjacaj
Aldo Hoxha
Anterio Koaloshi
Fatmir Pjetro
Erion Veziaj
Nikolin Topalli

Të burgosurve u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre. /vizionplus.tv

Read Entire Article