EMRI/ I martuar me një 16-vjeçare, kush është i arrestuari që furnizonte me tritol kriminelët

9 months ago 52

Detaje të reja janë zbuluar për rastin e prostitucionit në Tiranë, ku Dervish Hasi shfrytëzonte një 16 vjeçare duke e përdorur si bashkëshorte.

Lexo edhe :

Related Posts

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se vajza ka qenë 14 vjeçe kur Hasi e ka marrë si bashkëshorten e tij.

“Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë“, njoftoi policia për rastin në fjalë.

Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qënë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armëve snajper kriminelët brenda dhe jashtë vendit.

Ishte dëshmia e Enver Jamakut, i penduar i drejtësisë që nxorri emrin e tij në pah. Madje mjetit të tij më heret i vendosën edhe tritol.

Read Entire Article