Ethemaj: Aeroporti Nënë Tereza përtej kapaciteteve, 3400 përpunime pasagjerësh në orë

1 month ago 38
Reklamë

Ky vit po shkon drej ezaurimit të kapacitevte në aeroportin e vetëm Nënë Tereza. Të dhënat flasin se në këtë periudhë piku, kapacitet janë mbi 30 %. Maksim Ethemaj drejtori i autoriteti të aviacionit civil gjatë një interviste për emisoni E-ZONE në Vizion Plus tha se kapacitet janë për të pritur 7 milion pasagjerë, por pritshmëritë janë që deri në fund të viti kjo shifër do të shkojë në 10 milion.

“Jemi në kushtet kur ne kemi mundësi që të përpunojnë 2400 pasagjerë në orë. Sot jemi në kushtet kur përpunojnë 3400. Jemi përtej kapaiciteve.këtë sezon verorë do ta përmblidhja me pak fjalë., Edhe të suksesshëm edhe problematik. I suksesëshëm sepse kemi rritje të numrit të pasgjarëve, por problematikë se kemi vonesa me një rritje prej 17%, shumë herë më e ulët se fluksi I fluturimeve. Vetëm si 6-mujorë kemi një rritje me 65% të pasagjerëne, apo 4.8 milion në total”, tha Ethemaj

Kreu i aviacionit tha se edhe kjo verë mbart pasiguritë e vonesave dhe spostimeve të fluturimeve. Ndaj sugjerimi që japin ekspertët është jo vetëm të shkojnë më herët në aeroport por edhe të shmangin udhëtimet me tranzit.

“Po ka vonesa, por ju siguroj që ne si aeroport kemi vonesa minimale. Problemet më të mëdha vijnë nga nisja e avioneve nga aeroportet e tjera, një vonesë e tillë shkaton zinxhirin e vonesave në fluturim. Ajo që ne kemi në dorë është që nisjet nga aeroporti ynë të jenë në kohë”, sqaroi Ethemaj

Aeroporti Nënë Tereza arriti një record të ri, ku vetëm në muajin qershor 2024 shënoi 1 milion pasagjer. /vizionplus.tv

Read Entire Article