Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej së premtes në mbrëmje. Reshjet e borës dhe shiut kanë vijuar përgjatë gjithë ditës duke krijuar probleme në qarkullim.
Ndërkohë që për shkak të stuhisë së fortë janë rrëzuar pemë në disa qytetet të vendit, ndërsa në Milot është rrëzuar fasada e një pallati.
Fatmirësisht nga rënia e fasadës së pallatit nuk ka patur persona të lënduar.
Pallati ishte restauruar pak muaj më parë si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmetit, por cilësia e dobët e punimeve duket se ka ndikuar te dëmtimi fasadës në njërën anë të pallatit 5 katësh.