Një shqiptar është ndaluar nga policia në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike. Ai kishte shkuar si turist në Treni, por një denoncim zbuloi aktivitetin e tij të vërtetë.
Ndërhyrja e policisë erdhi pas një denoncimi të banorëve të rrugës Vallecaprina, një zonë banimi në periferi të qytetit, të cilët kishin telefonuar disa ditë më parë për të raportuar praninë e një makinë e dyshimtë: qytetarët e alarmuar menduan se mund të ishte dikush që po planifikonte vjedhje banesash. Një patrullë e policisë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pasi identifikuan makinën, e ndaloi.
Drejtuesi ishte një turist shqiptar, pa precedentë penalë, i cili kishte hyrë në Itali më 9 janar nga Bari.
Edhe pse nga kontrollet nuk u zbulua ndonjë rrethanë e dyshimtë, burri u mbajt ende në vëzhgim deri të premten e kaluar, më 26 janar, kur agjentët e seksionit të katërt antidrogë e panë duke lëvizur në drejtim të Vallecaprinës. Këtu, ende nën syrin e hetuesve, ai ndaloi në një rrugë pranë disa drurëve dhe më pas u nis përsëri.
Në këtë moment ai është ndaluar për kontroll dhe efektivët kanë vënë re menjëherë fryrje poshtë xhaketës në lartësinë e bicepsit dhe poshtë pantallonave mes këmbëve. Ai u kontrollua dhe u gjetën rreth 500 qese më drogë poshtë veshjeve të tij, madje edhe në të brendshme.
Nga kontrollet e mëvonshme u konstatua se lënda e gjetur ishte kokainë, e cilësisë së shkëlqyer, e cila sipas hetuesve do të sillte mbi 25 mijë euro në treg. 26-vjeçari brenda pak ditësh u arrestua dhe mëngjesin e së shtunës, pasi u vërtetua arresti, u dërgua në burg, ku do të festojë ditëlindjen në pritje të gjyqit që do të mbahet në fund të shkurtit. /vizionplus.tv