Gjashtë muaj luftë në Gaza, ushtria izraelite njofton vrasjen e 4 ushtarëve

6 months ago 32

Ushtria izraelite publikoi sot emrat e katër ushtarëve  të vrarë në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë të vrarë në luftimet atje në 604, ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit hyri sot në muajin e shtatë.

Katër ushtarët u vranë dje, të shtunën, në Gazën jugore, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ushtarët e vrarë janë:

Ido Baruch, 21 vjeç, komandant në bazën stërvitore të Brigadës Komando, nga Tel Mond.

Amitai Even Shoshan, 20 vjeç, nga baza stërvitore e Brigadës Komando, nga Azri’el.

Ilai Zair, 20 vjeç, nga baza stërvitore e Brigadës Komando, nga Kedari.

Reef Harush, 20 vjeç, nga baza stërvitore e Brigadës Komando, nga Kibbutz Ramat David.

Dje Hamasi njoftoi se luftëtarët e tij kishin zënë pritë ndaj forcave izraelite në qytetin Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Sulmet e Hamasit të 7 tetorit vranë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë. Mbi 33,000 njerëz janë vrarë gjatë ofensivës së Izraelit në Gaza që prej 7 tetorit, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, shumë prej tyre gra dhe fëmijë. Sipas të dhënave izraelite, 253 izraelitë dhe të huaj u morën peng gjatë sulmeve të Hamasit.

Rreth 129 pengje nuk janë gjetur ende që prej kohës që u rrëmbyen. Të paktën 34 prej tyre mendohet se kanë vdekur. 12 trupa janë gjetur nga IDF./vizionplus.tv/

Read Entire Article