Gjin Gjoni në garë për PD në Lezhë, ish-gjyqtari synon të hyjë në politikë si pjesë e opozitës

7 months ago 28

Ish gjyqtari Gjin Gjoni kërkon të hyjë në politikë nëpërmjet partisë demokratike të drejtuar nga sali berisha.

Gjin Gjoni është një prej 3 kandidatëve që garojnë sot për të drejtuar degën e PD në Lezhë.

Rreth 3.500 demokratë të këtij qyteti që njohin si kryetar Berishën, do të vendosin me votë se cili do të jete drejtuesi i degës, mes kandidaturës së Gjin Gjonit, Albert Rustit dhe Paulin Markut.

Kjo nuk është tentativa e parë e ish-gjyqtarit per t’u bërë pjesë e politikës si pjese e PD.

Në vitin 2020 Gjin Gjoni u paraqit si kandidat në procesin e primareve të pd për t’u bërë deputet.

Por asokohe Lulzim Basha e skualifikoi duke sqaruar se asnjë gjyqtar apo prokuror që ka dhënë dorëheqjen nga vetingu apo është rrëzuar gjatë procesit të verifikimit nuk mund te jete deputet i Partisë Demokratike.

Gjin Gjoni mbante postin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë kur dha dorëheqjen duke iu shmangur vetingut. /vizionplus.tv

Read Entire Article