GJKKO rrëzon kërkesën e Mediut për riekspertim për dëmin financiar të demontimit në Poliçan

1 week ago 21

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se edhe kjo do të bashkohet me provat e tjera dhe se gjykata do të dalë në një konkluzion. Sipas gjyqtares së çështjes, asnjë provë nuk ka fuqi apo vlerë paracaktuese të provuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Avokatët e Mediut pretenduan në seancën e kaluar se se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe pretendoi se procesi i demontimit dhe cmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta, jo të sakta. Shifrat sipas avokatëve të Mediut, kanë përmbajtje të rremë.

Ndërkohë, mbrojtja kërkoi në seancën e kësaj të mërkure që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.

Mbrojtja ligjore e Mediut ka paraqitur kundërshtimet e saj në lidhje me përgjigjet e pesë ekspertëve në dy seancat e kaluara, teksa në seancë është i pranishëm edhe Fatmir Mediu. /vizionplus.tv

Read Entire Article