Gjykata e Lartë “rrëzon” Alibeajn, nuk pezullon vendimin për vulën e PD-së

1 month ago 33

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e grupimit të Bashës për vulën e Partisë Demokratike.

GJL rrëzoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Agron Zhukrit që i dha vulën dhe logon Sali Berishës.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë do të vijojë shqyrtimin e rekursit të Bashës, i cili kërkon zhbërjen e vendimit të Zhukrit të 23 marsit 2022 që i dha vulën Berishës, prishjen e vendimit të Apelit që la në fuqi Shkallën e Parë, si edhe pushimin e gjykimit.

Read Entire Article