Gjykata e Xhorxhias pezullon procedimin penal ndaj Donald Trump

5 months ago 23

Gjykata e Apelit e shtetit të Xhorxhias pezulloi të mërkurën procedimin penal kundër Donald Trump dhe 14 bashkëpandehurve të tij për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2020 në SHBA, në pritje të një vendimi mbi kërkesën e tyre për të hequr prokurorin.

Ky vendim de facto e shtyn gjykimin e kësaj çështjeje, për të cilën ende nuk është caktuar një datë, për vitin e ardhshëm. Gjykatësi në atë rast, Scott McAfee, në mars refuzoi një kërkesë për të shkarkuar prokuroren Fannie Willis, por kërkoi një riorganizim të ekipit të saj.

Të pandehurit apeluan. Gjykata e Apelit e shtetit ka caktuar një seancë dëgjimore për çështjen për 4 tetor, me një vendim që nuk pritet deri në vitin 2025.

Gjykatësi kishte arritur në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për një “konflikt interesi” në lidhje me marrëdhënien e ngushtë të prokurores me një hetues që ajo kishte punësuar për çështjen, Nathan Wade.

Megjithatë, duke vënë në dukje “një shfaqje të sjelljes së keqe” dhe duke denoncuar një “mungesë të rëndë gjykimi” nga ana e prokurorit, gjyqtari kërkoi që ose Fanny Willis dhe i gjithë ekipi i saj, ose Nathan Wade, të hiqen nga çështja. Ai dha dorëheqjen disa orë më vonë. /vizionplus.tv

Read Entire Article