Guvernatori Sejko jep llogari në Kuvend për skandalin  e kredive, sherr mes deputetëve

3 months ago 25
Reklamë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është duke dhënë llogari në Kuvend, te Komisioni i Ekonomisë në lidhje me skandalin e kredive, të cilat kanë prekur rreth 100 mijë familje shqiptare.

Sejko u thirr në komision nga deputetët dhe tashmë është duke dhënë shpjegimet e tij se përse Banka e Shqipërië lejoi kompani si Micro Credit Albania të fusnin në rrjetën e tyre mijëra familje, të cilave iu janë marrë shtëpitë dhe prona me vlera të konsiderueshme pasi kishin mbetur borxh në vlera minimale në banka dhe subjekte të mikrokreditit. 

Më herët, Banka e Shqipëriaë ka theksuar se nuk kishin bërë bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të MCA pasi kështu do të dilte jashtë kontrollit të BSH dhe nuk do të raportonte në regjistrin e kredive, ndërsa sot shpjegoi se janë kryer kontrolle periodike duke ulur interesat e kredive me tre herë.

Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.

Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi”, tha Sejko, ndërkohë që raportimi është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve. 

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi përjashtoi nga mbledhja deputetin Agron Shehaj pas debateve gjatë mbledhjes.

Në debat e sipër, Shalsi iu drejtua Shehajt duke thënë se nuk ësghtë “te mëhalla e tij politike”, ndërsa Shehaj tha se përjashtimi i tij po bëhej, sepse Shalsit nuk i pëlqyen pyetjet. /vizionplus.tv

Read Entire Article