“Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, premtim i pa mbajtur”, Basha: Dështim, në periudhën e ringjalljes së aspiratave sunduese të Rusisë

8 months ago 16

 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë aktivitetit “Përballja me të kaluarën | Multiperspektiva në histori”, në kuadër të 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha tha se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit është një premtim i pa mbajtur.

“PD ka dërguar në parlament një propozim i cili synon lustracionin, hapjen e plotë të dosjeve edhe si shërbim ndaj demokracisë, eleminim i atyre që kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosjet, për të ushtruar presion, hapja e dosjeve është një premtim i pa mbajtur, dështim pa asnjë ekzagjerim epokal, në periudhën që po përjetojmë, të ringjalljes së aspiratave sunduese të Rusisë putiniste dhe aleatëve të vet të fshehur të Ballkanit Perëndimor siç është Serbia e Vuçiç. Ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri. Të hedhim tutje mitet e rreme, të largojmë mbeturinat brenda vetes sonë”, tha Basha.

Top Channel

Read Entire Article