Hapja e grup-kapitullit të parë të negociatave, Presidenti Begaj: Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!

2 days ago 30

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Presidenti Begaj vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

Lexo edhe :

Related Posts

Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale Begaj, shkruan: “Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.

Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”

ëtë të martë, 15 tetor, në Luksemburg, u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare e cila shënon një moment historik për Shqipërinë, pasi do të hapen negociatat për grup kapitullin e parë.

Ai është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike./vizionplus.tv

Read Entire Article