Regjisori Robert Budina dhe bashkëshortja e tij Sabina Kodra janë bashkë në çdo moment, pasi ndajnë jetën familjare dhe atë profesionale të dy sëbashku.
Budina rrëfeu në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus se si është të kesh të njëjtin profesion me bashkëshorten.
Ai tha se falë qetësisë familjare dhe asaj bashkëshortore karriera profesionale ka ecur shumë mirë. Sipas tij pa qetësinë familjare, nuk mund të kishte karrierë profesionale.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ju duket sikur keni krijuar një balancë shumë të mirë mes jetës profesionale dhe jetës familjare. Kush mendon se funksionon më mirë? Funksiononi si një dyshe në familje apo si një dyshe në profesion?
Budina: Si një dyshe mendoj qetësia familjare të jep mundësinë për të qenë një dyshe e suksesshme në karrierë.
Borakaj: Është Berti tolerant?
Budina: Jam shumë tolerant, përpiqem të ngrihem mbi gjërat konkrete dhe të shoh pak përtej dhe të shoh se si unë duhet shpirtërisht të jetoj më mirë. Nëse unë nuk e kam këtë qetësi shpirtërore është pak e vështirë të bëj gjërat e duhura.
Borakaj: Ti ke gjetur çelësin tënd?
Budina: Unë kam gjetur çelësin tim, jo që i përket të gjithëve. Çdo individ ka atë mënyrën e vet, zakonet e veta, raportet, dashuritë etj. Përpiqem të jem i vërtetë me veten, të mos e gënjej veten. Në momente të caktuara të shoh përmasën reale që kam, dhe kjo nuk është një punë e lehtë. /Vizionplus.tv/